KRONIKË

DETAJE/ Behar Bajri u arrestua teksa ishte i vetëm në një lokal në Paris, autoritetet shqiptare e mbajtën nën vëzhgim për dy javë

Pasditen e djeshme, autoritet shqiptare në bashkëpunim me ato franceze kapën dhe arrestuan të shpallurin në kërkim, Behar Bajri në kuadër e operacionit “Metamorfoza”.

Behar Bajri u kap dy javë pasi u mbajt në vëzhgim nga pala shqiptare e cila më pas ka lajmëruar autoritetet franceze.

Reklama në FieriWeb - “”

43 vjeçari u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris.

Në momentin e ndërhyrjes, mësohet se ai nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet as ndonjë send i jashtëligjshëm me vete.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Tashmë, autoritetet e të dyja vendeve kanë nisur procedurat për ta ekstraduar në vendin tonë.

Bajri ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e dosjes Metamorfoza.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimet nisën në 2019-ën pasi autoritetet belge dhe holandeze siguruan komunikime në rrjetin “Enchro Chat” dhe “SKY”. Nga hetimet rezultoi se biznesmeni Pëllumb Gjoka, tashmë i arrestuar, ka kërkuar nga Behar Bajri që të kryente vrasjen e Kleanthi Musabelli një ish-punonjës i policisë së burgjeve.

Në dosje u zbulua gjithashtu se si Bajri kishte bashkëpunuar edhe me Ervis Martinajn.

Reklama në FieriWeb

Referuar dosjes hetimore, Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutuan Gjin Boriçin me porosi të Martinajt, dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua pasi shënjestra kuptoi planin.

Si pjesë e kësaj dosje u arrestuan edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish prokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe kreu i Forcave Operacionale, Oltion Bitri. Ndërsa u zbardhën vrasje e trntativa vrasjesh në Shkodër e Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button