RAJONI

Një 51-vjeçar shqiptar është njëri prej 2 viktimave të stuhisë së fuqishme Daniel që goditi Greqinë të martën.


Një 51-vjeçar shqiptar është njëri prej 2 viktimave të stuhisë së fuqishme Daniel që goditi Greqinë të martën. Fermeri shqiptar humbi jetën në Volos, qytetin e goditur më rëndë nga përmbytjet katastrofike, i cili humbi jetën pas shembjes së një muri.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Autoritetet greke thonë se 3 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Vala e tërbuar e motit të keq u zhvendos natën e kaluar drejt Turqisë. Stambolli, qyteti më i populluar i vendit, u godit më rëndë nga reshjet e dendura dhe përmbytjet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

5 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë janë shpallur të zhdukur në qytetin më të populluar të Turqisë, atje ku ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete automjete dhe përmbytën qindra ndërtesa.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

3 viktima nga përmbytjet e të martës edhe në Carevo të Bullgarisë, aty ku autoritetet e shpallën këtë të mërkurë, ditë zie. Stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar katastrofë edhe përtej kontinentit, në Brazil atje ku 21 persona humbën jetën në Lazhedu qytetin jugor që u përmbyt i gjithi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button