Zbuloni domethenien e tatuazhit “Katana 138” ne shpatullen e Mirlind Dakut
Tatuazhi i Mirind Dakut që dyfishoi shifrat ndaj Polonisë, “Katana 138”, eshte një dedikim për një prej komandantëve më të shquar të UÇK, heroin Agim Ramadani! Katana ra dëshmor më 11 Prill 1999 në Koshare.
Agim Ramadani (3 Maj 1963 – 11 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën “KATANA”, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe komandant i Zonës së Koshares. Lindi më 3 Maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmorë më 11 Prill 1999 në Koshare gjatë një luftimi ballë për ballë me forcat serbe. Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.