RAJONI

Vrau me thikë gruan 1 vit më parë në Greqi, burg përjetë për 51-vjeçarin shqiptar


51-vjeçari shqiptar, i cili në korrik 2022 goditi me thikë dhe vrau gruan e tij në Tsilivi të Zakynthos, u dënua me burgim të përjetshëm, pa asnjë rrethanë lehtësuese.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

51-vjeçari goditi për vdekje me thikë kuzhine gruan e tij 41-vjeçare, me të cilën kishte tre fëmijë, 19, 14 dhe 8 vjeç. Oficerët e policisë të cilët janë thirrur në vendngjarje, pas një telefonate të fqinjëve për një incident në familje, ku gjetën gruan të mbuluar me gjak dhe të plagosur rëndë. Ajo u transportua menjëherë për në spital, por ndërroi jetë pak minuta më pas.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Fqinjët që njoftuan policinë deklaruan se ishte hera e parë që 51-vjeçari sulmonte gruan e tij, pasi në të kaluarën kishte pasur disa incidente të tjera. Sipas asaj që ka dalë në dritë, gruaja kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në famije, një muaj para se ta vriste.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dëshmia tronditëse e djalit 19-vjeçar të çiftit

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e tij. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej,”tha mes lotësh 19 vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button