“Klinika dentare duhet të ketë mjekun stomatolog dhe mjekun anesteziolog përkatës”, Enisa Dushaj flet për tragjedinë e 3-vjeçarit: Familjarët duheshin vënë në dijeni
Mjekja stomatologe Enisa dushaj ishte e ftuar këtë pasdite në Fax News në lidhje Skype. Nga gazetarja Rovena Neziri ajo u pyet për tragjedinë me fëmijën 3 vjeç që humbi jetën për shkak të mbidozës së anestezisë në një klinikë dentare.
Dushaj u shpreh se kjo mund të jetë shkaktuar nga mbidoza, pasi anestezitë e përgjithshmë gjithmonë shkaktojnë humbjen e vetëdijes së pacientit.
Enisa Dushaj: “Nga infot që kam marrë është shkaktuar nga mbidoza e anastezisë që ka zhvilluar një mjek. Llojet e anestezisë ndahen në anestezi lokale, të përqëndruara në vende të veçanta të veprimit. Dhe anestezi të përgjithshshme që shkaktojnë humbjen e vetëdijes së pacientit. Ka një grup moshë që bëhet anestezia e përgjitshme. Në anestezinë e përgjithshme kryhet nga një mjek i specializuar dhe është specializuar për mjekimin e kësaj doze.
Fillimisht duhen bërë analizat e gjakut, analizat e zemrës pasi më vonë mund të ketë probleme. Dhe më pas vihet pacienti në anestezi të përgjithshme.
Enisa Dushaj: “Ka shumë klinika që operojnë këtë lloj shërbimi por gjithmonë të moderuara nga një mjek i specializuar, siç është një mjek anesteziolog/ përpara se të futesh këtu, duhet të bëhen analiza të gjakut, edhe më pas kontrolli EKG. Rreziqet që shkaktohen nga injektimi i përgjithshëm i anestezisë përgjithshme mund të shkaktohet fryrje në zemër, emboli pulmonare dhe rreziqe të tjera të vogla si të vjellat.”
Gjithashtu duhet që prindi të konsultohej me mjekun dhe duhej informuar mbi efektet e anestezisë.
Enisa Dushaj: “Përpara se fëmija të futet në anestezi besoj se është bërë një konsult me prindin ose personin shoqërues në klinikën dentare. Në këto raste pacienti ose prindi plotëson mbi sëmnudjet që mund të ketë pasur fëmija ose sëmundjen të cilën e ka. Vihet në dijeni mbi të gjitha rreziqet që shkakton anestezia e përgjithshme.
Si rregull dhe protokollit dentar pacienti duhet që të jetë në dijeni për procedurat që do kryhen.
Nga trajtimi që ka pasur nevojë fëmija të marrë apo trajtimi që i është ofruar nga klinika dentare. Varet se sa injeksion që i është bërë dhe ndjekjes së procedurës.”
Çdo klinikë dentare duhet të ketë një mjek anesteziolog përveç mjekut stomatolog që kryen anestezinë.
Enisa Dushaj: “Klinika dentare duhet të jenë të pajisuar me një mjek anesteziolog që bënë të mundur kontrollimin dhe monitorimin e pacientit që bëhet nga mjeku stomatolog. Nëse ka ndonjë komplikacion që mund të shfaqet pacienti gjatë trajtimit në klinikë. Klinika duhet të jetë e pajisur me mjekun stomatolog përkatës dhe mjekun anesteziolog.
Fëmija mund te ketë shfaqur komplikacione pas anestezisë apo mund të ketë sëmundje pasur vetë fëmija në këtë rast.”