Goditi me thikë një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat 32-vjeçari në Sarandë
Mbrëmjen e sotme është regjistruar një konflikt mes dy personave në qytetin e Sarandës.
Një 32-vjeçar ka goditur me thikë në qafë një shtetas 36-vjeçar me inicialet L.P., i cili për momentin është në spital nën kujdesin e mjekëve.
32-vjeçari Dh.T., pas veprimeve të policisë u kap dhe u shoqërua në Komisariatin e qytetit.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin L. P., rreth 36 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Dh. T, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Shtetasi L. P, aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.