Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në ishullin e Kretës në Greqi, ku protagonist është një shqiptar. Protothema.gr raporton se shqiptari ka përplasur për vdekje me makinë punëdhënësin e tij 65-vjeçar.
Aksidenti tragjik ndodhi pak orë me parë në zonën e Chania. Sipas medieve greke, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Si ndodhi aksidenti
Shqiptari po drejtonte makinën e punëdhënësit të tij, kur e përplasi këtë të fundit për vdekje. Ai ishte duke lëvizur mjetin mbrapsht për ta nxjerrë nga vendi i parkimit. Por me sa duket nuk ka parë punëdhënësin e tij, e për rrjedhojë e ka goditur.
Mbërritja e ndihmës së shpejtë nuk ka mundur ta shpëtojë grekun, i cili pësoi dëmtime të rënda duke humbur jetën nga përplasja. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.