AKTUALITETFIERI YNË TV

Nga një barakë në tjetrën, familja Çepele nuk gjen qetësi! Përlot Drita: Më pikon në zemër, ku do e lë djalin të sëmurë

Drita Çepele, nënë e dy fëmijëve në Fier, prej vitesh jeton në mjerim. Sakrificat për të rritur dy djemtë, njëri prej të cilëve me aftësi të kufizuar, kanë qenë të shumta.

Asaj i është dashur të zhvendoset nga një barakë në tjetrën në Fier, por dashuria që ka për bashkëshortin, i ka dhënë forcën për të ecur përpara, ndonëse varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Kur u martuam bashkë i kemi dhënë besën njeri-tjetrit, do ta duam deri në vdekje. Shtëpia, ekonomia atje është, po jeta e njeriut është e dhembshur se burrat i vrasin gratë dhe i lënë. Kur s’kemi të hamë, flemë gjumë”, rrëfen ajo.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Mure me lagështirë, me tulla që lëvizin, pa dyer, me dritare që detyrohet t’i lidhë gjatë natës që të mos futet i ftohti. Këto janë kushtet me të cilat përballet çdo ditë.

“Po rrinte djali ulur në oborr, desh i ra tulla në kokë”, tregon Drita.

Për më shumë ndiqni videon e emisionit të plotë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

VIDEO

Gazetari: Kristaq Thano. Report Tv

Related Articles

Back to top button