AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Veliaj në burgun e Fierit, Ndreca: Kushtet mbeten denigruese, kërkon reagim institucional dhe përgëzon PS-në për kritikat ndaj Gogut

Një ditë pas transferimit në burgun e Fierit, Erion Veliaj vijon të qëndrojë në kushte që avokati i tij, Plarent Ndreca, i cilëson denigruese. Pas takimit të mbrëmjes së sotme me kryebashkiakun e Tiranës, Ndreca deklaroi se Veliaj është më i qetë emocionalisht pas takimit me bashkëshorten dhe nënën, por kushtet e qëndrimit në burg mbeten të papërshtatshme.

Sipas avokatit, ndryshimi i vetëm është kalimi nga një dhomë pa dritë natyrale në një dhomë me dritë natyrale. Megjithatë, ai pretendon se Veliaj vijon të qëndrojë në sektorin më të vështirë të burgut dhe se në ambientet ku ndodhet nuk ka ujë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Është më i qetë nga pikëpamja emocionale, sepse sot ka takuar edhe familjarët, bashkëshorten dhe nënën. Kushtet vijojnë të jenë të njëjta, thjesht ka ndryshuar një dhomë që nga pa dritë natyrale, ka kaluar në një dhomë me dritë natyrale, por që në kushte të njëjta, të papërshtatshme, në sektorin më të vështirë të burgut. Nuk ka ujë. Vazhdon në të njëjtat kushte denigruese për të dhe atë që përfaqëson”, u shpreh Ndreca.

Avokati kritikoi gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për vonesën prej 32 orësh në dhënien e njoftimit zyrtar për transferimin e Veliajt, duke bërë të ditur se vendimi ishte klasifikuar si “sekret shtetëror”. Sipas Ndrecës, kjo procedurë pengon ushtrimin e së drejtës për ankimim dhe ngre pikëpyetje mbi bazën ligjore të këtij klasifikimi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“U dashkan 32 orë që të marrim vesh që qenka sekret. Nuk do ta lëmë me kaq. Kjo është një shfrytëzim i së drejtës për t’u ankimuar, të mos kesh të drejtë ta vlerësosh vendimin dhe për ta ankimuar”, deklaroi ai, duke shtuar se mbrojtja do të verifikojë se kush e ka klasifikuar vendimin dhe mbi çfarë baze ligjore është marrë ky vendim.

Ndreca përgëzoi edhe reagimin e anëtarëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, veçanërisht kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari. Sipas avokatit, ministri ende nuk ka reaguar institucionalisht për çështjen, ndryshe nga Avokati i Popullit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Të gjitha këto i japin të drejtë reagimit të anëtarëve të grupit të PS-së dhe kërkesës që i kanë bërë Gogut, sepse ai akoma nuk ka reaguar institucionalisht, ndryshe nga Avokati i Popullit”, u shpreh Ndreca.

Ai shtoi se mungesa e transparencës dhe largësia fizike mes burgut dhe gjykatës vështirësojnë, sipas tij, ushtrimin e detyrave të Veliajt, si dhe takimet me familjarët dhe avokatin. Ndreca e cilësoi reagimin e deputetëve socialistë si të duhur dhe kërkoi që institucionet të reagojnë më shpesh për këtë çështje.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button