Policia greke vihet në ndjekje të një mjeti, qëllon për vdekje 17-vjeçarin
Orët e para të mëngjesit policia greke është vënë në ndjekje të një makine me disa fëmijë të mitur. Mediat greke bëjnë me dije se policia i ka bërë me shenjë një makine që të ndalojë, mirëpo mjeti është larguar duke rritur shpejtësinë.
Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se kur makina po ecte me shpejtësi, policët e kanë ndjekur dhe në kryqëzimin për në fshatin Leontar në Vioti mjeti është përplasur me një mjet tjetër.
Burime nga policia bëjnë me dije se dy efektivë i janë afruar veturës, njëri në të majtë dhe tjetri në të djathtë, duke u kërkuar personave që të zbresin. Në rrethana ende të paqarta, një plumb nga arma e policit ka kapur në gjoks një 17-vjeçar që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendin ku ndodhi ngjarja ndodhet policia e cila po merr deklaratat e të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje