Artan Hoxha zbulon “bosët” e kokainës në Ekuador: Ka shqiptarë me lidhje shumë të forta, nuk janë të njohur mediatikisht, por…
Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për Dritan Rexhepin, narkotrafikantin shqiptar të arrestuar në Turqi. Hoxha u ndal gjithashtu edhe te shqiptarë të tjerë, që veprojnë në Ekuador dhe nuk janë të njohur mediatikisht, por kanë ndikim dhe fuqi të madhe në nievele të larta.
“Janë disa shqiptarë që nuk i ke dëgjuar fare.
Në Ekuador janë dy grupe të mëdha. Los Choneros dhe Los Lobos. Kur u vra kandidati për President, ai doli dhe katër ditë para se të vritej, tha më ka kërcënuar kreu i Los Choneros dhe shqiptarët ishin të lidhur me këtë. Kur u vra, një nga personat që e vrau, dolën bashkëpunëtorë më grupin tjetër. Mediat shkruan se shqiptarët ishin të përfshirë, sepse presidenti në detyrë, duke qenë CEO banke shumë vite, shqiptarët e njihini dhe jetonin në të njëjtën lagje. Lagjia është si Rolling Hills në Shqipëri
Shqiptarët u akuzuan se kishin mbështetur Presidentin me 5 milionë dollarë. Ai nuk kandidoi më, por edhe Presidenti aktual, dyshohet se ka patur mbështetjen e shqiptarëve.
U vranë gjashtë biznesmenë me lidhje shumë të forta politike. U gjetën në një plazh dhe u akuzua një organizatë shqiptare, që drejtohej nga një person me emrin Dritan Gjika. Dritan Gjika është biznesmen që ka shkuar atje për transportin e frutave ekzotike. Sot dyshohet të jetë në Dubai dhe është në kërkim.
Në Ekuador ka dy lloje shqiptarësh, ata që merren me nivelin e lartë, ka edhe që shkojnë për ndonjë punë. Isha në Ekuador. Këta shqiptarët që takova atje ishin me pasaporta italiane dhe vende të tjera, jo pasaporta shqiptare”, tha Hoxha.