Emigranti nga Levani që u kthye në fermer, falë punës ia doli të ketë një fermë blegtorale me 100 krerë lopë (Video)
Kthehet nga emigrimi ne shtetin grek në vitin 2003 dhe ndërton biznesin familjar në ngritjen e një ferme blegtorale në Levan të Fierit.
Alfred Grabova pasi u kthye nga emigrimi në shtetin helen ne 2003 vendosi që me të ardhurat e përfituara të ndërtonte një fermë blegtorale në fshatin në Levan te Fierit . Kjo sipërmarrje është nisur fillimisht me 33 krerë lop rrace të ardhura nga Gjermania dhe me kalimin e viteve është shtuar dhe sot shkon ne 100 krerë .
Ferma blegtorale ështw ndërtuar sipas metodës te orientuar nga specialist tw rajonit te Puglias në Itali që afrojnë kushte natyrale te qendrimit ne stalla. Per investitorin e kësaj ferme blegtorale nga kjo ferme sigurohet një rendiment ditor ne qumesht ne 12 kuintal qumesht që shkon i gjith në fabrikat e përpunimit në tregun vendas.
Edhe pse rendimenti në qumësht ësht i kenaqshëm sipermarrësi i kesaj ferme blegtorale ka folur për problematikën që po përballen këtë vit me bazen ushqimore si dhe me reduktimin në 60 % tw subvencionit në blegtori nga skemat ndihmëse tw qeverisë.
“Vitin e kaluar morëm 100 % nga skema e subvencioneve kurse sivjet vetëm 60% që jane ndihma te pakta dhe nuk justifikojnë shpenzimet për sherbimet në ketë fermë.Kemi marre një siperfaqe prej 55 ha tokë bujqesore që e mbjellim për të siguruar bazën ushqimore për fermën por këtë vit kemi ndeshur me veshtirësi dhe ketu duhet dhe ndihma e shtetit. Kërkojmë të rrisim më tej kapacitetet e fermës për numër krerësh por do duhej patjeter dhe ndihma në subvencionim” përfundon Alfredi.