“Do ngeleshin në rrjetë të gjithë majtas djathtas, po t’i hyje…”, gazetari i njohur zbulon prapaskenat e bujshme: Ja çfarë pritet të ndodhë nesër me Vangjush Dakon
Gazetari Eni Ferhati tha në një studio televizvie se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako se nesër ka mundësinë e fundit për të lënë qelinë pasi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
“Nisur nga akuzua për shpërdorim detyre do shohim shumë më tepër kryebashkiakë nën hetim. Po të marrim rastin e Dakos, që nesër ka mundësinë e fundit për të dalë nga qelia, pasi ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kjo është mundësia e tij e fundit për të përfituar një masë më të lehtë sigurie. Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre para 11 vitesh. Me këtë standard çdo kryetar bashkie, edhe në Tiranë të gjithë kryetarët e bashkisë, po t’i hyje leje zhvillimore do ngeleshin në rrjetë të gjithë majtas djathtas”, tha gazetari.
Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.
Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin.
Akuza tjetër që rëndon mbi ish-kryebashkiakun lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish.