KRONIKË

Partnerë në krim dhe jetë, çifti shqiptar arratiset nga burgu në Itali


Një çift shqiptar që ishin të burgosur në Itali për tentativë vrasje, kanë arritur të arratisen nga ambientet e burgut në Pesaro.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Bëhet me dije se është arratisur Emilian Bici, 43 vjeç dhe Ermelinda Spahi, 38 vjeç, partner në krim dhe në jetë.  Personat në fjalë akuzohen për të njëjtin krim, pasi në Renca në 21 janar të 2018 kanë tentuar të vrasin me thikë një person.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mediat italiane shkruajnë se Emiliani dhe Ermelinda silleshin shumë mirë pas hekurave dhe kjo u kishte dhënë favore. Ata ishin lejuar që të merreshin me punë në mëyrë që të socializoheshin. Kështu ata ishin lejuar që të punon nga ora 7.30 deri në 15.00 në një kopësht jashtë burgut. Çifti ka punuar aty për rreth 1 vit, por nuk ndodhi e njëjta gjë të martën, kur si çdo ditë policët shkuan ti merrnin nga ora 15.00, çifti nuk ishte më aty.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ata ishin arratisur, ndërsa dyshohet se ka qenë një person i tretë që i ka larguar nga aty me makinë. Dyshime ka sesi ndodhi ngjarja pasi, gruaja javën tjetër do të dilte nga burgu, ndërsa burri dënimin e mbyllte në 2027.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Edhe pse personat në fjalë nuk konsiderohen persona me rrezikshmëri, policia italiane është vënë në kërkim të tyre.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button