TEKNOLOGJI

Mikroçipi në trurin e njeriut tashmë realitet, FDA jep aprovimin


Disa muaj më parë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara i dha Neuralink, startup-it të teknologjisë së mikroçipëve të themeluar nga Elon Musk në vitin 2016, lejen për të testuar pajisjet e saj te njerëzit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në fillim të shtatorit të kaluar, FDA  kishte refuzuar aplikimin e Neuralink për provat njerëzore për shkak të  shqetësimeve të sigurisë , të tilla si frika se telat e çipit mund të lëviznin rreth kafkës së një personi ose pajisja mund të mbinxehet.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Jo shumë kohë më parë, kompania “e ngazëllyer” njoftoi se po fillon të implantojë mikroçipe në trurin e njeriut për studime klinike, duke kërkuar njerëz me paralizë në të katër gjymtyrët për shkak të dëmtimit të palcës kurrizore ose sklerozës anësore amiotrofike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Çipi i Neuralink është një implant që futet brenda kafkës. Ai është i pajisur me 1024 elektroda dhe mund të marrë sinjale nga shumë neurone.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button