11 vjeçarja fierake shpallet “Top Model of the World” në Antalya
11 vjeçarja fierake Keisi Hoxhaj po shkëlqen në skenën ndërkombëtare të modelingut, aktrimit dhe muzikës. Ajo tashmë ka lënë gjurmë në skenën britanike, ku jeton prej disa vitesh.
“World Competition of Modeling & Talent 2023” që u zhvilluar në Antalya shënoi një kapitull të ri në rrugëtimin e Keisit drejt famës ndërkombëtare.
Ne këtë kompeticion të rëndësishëm botëror Keisi u shpall “Top Model of the World”, duke demostruar pamje të bukur fizike dhe talent të jashtëzakonshëm në aktrim dhe muzikë.
Keisi Hoxhaj ka shfaqur aftësi të jashtëzakonshme për të kapur vëmendjen dhe zemrat e publikut me bukurinë e saj të natyrshme dhe stilin e saj unik. Ajo ka fituar jo vetëm vendin e parë, por edhe zemrat e njerëzve duke treguar se suksesi vjen për ata që ndjekin pasionin dhe punojnë vërtetë për ëndrrat e tyre.
Gara në Antalya është një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e modelingut dhe talentit për fëmijë. Ajo bashkon talente nga e gjithë bota, dhe sipas organizatorëve Golden Star Kids International, pjesëmarrësit vlerësohen për aftësitë e tyre në modeling, aktrim, muzikë, kërcim, dhe shumë aspekte të tjera artistike.
Ne janar te vitit te ardhshem Keisi do te jete e ftuar ne Gjeorgji si e ftuar speciale ne nje tjeter konkurs te rendesishem nderkombetar.
Me pasionin që e karakterizon dhe aftësitë e saj të gjithëanshme Keisi Hoxhaj është padyshim një emër që do të dëgjohet shumë shpesh në skenën ndërkombëtare të modelimit dhe artit.
Keisi ka shfaqur pasion dhe një talent të rrallë jashtëzakonisht të madh për moshën e saj. Në bashkëpunim me Agjensinë “The blue room Manchester”, ajo ka mundur të realizojë ëndrrat e saj në fushën e modelimit. Fotografitë e saj të bukura dhe prezenca e saj natyrale para kamerës tregojnë vetëbesim dhe një personalitet të veçantë në paraqitjet e saj. Ajo ka marrë pjesë me sukses në konkursin “Mis & Mister Children Albania” në qytetin e Fierit me perfaqesuese Albana Çakshirin duke arritur të tërheqë vëmendjen me paraqitjen e saj