RAJONI

Greqia legalizon emigrantët! Përfitojnë ata që janë pa letra, por ka vetëm një kusht. Ja sa vite pune duhet të kenë në vendin fqinj


Me një amendament të ri të dorëzuar nga Ministri i Emigracionit dhe Azilit, Dimitris Kairidis, Greqia parashikon që emigrantët nga vendet e treta, të cilët kanë qëndruar në vend pa leje për tre vjet deri më 30 nëntor 2023, tani kanë të drejtë të marrin një leje qëndrimi të ligjshme nga Sekretariati i Administratës së Decentralizuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Deri më sot emigrantët e paligjshëm, pra ata që nuk kishin aplikuar për azil ose ju ishte refuzuar kërkesa, mundeshin vetëm në kushte shumë strikte të kërkonin leje qëndrimi dhe veçanërisht vetëm nëse plotësonin 7 vite pranie të vazhdueshme në vend.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Tashmë thjeshtësohen kushtet dhe ata që kanë hyrë ilegalisht deri më 23.11.23 dhe kanë 3 në vend të 7 viteve marrin leje të posaçme qëndrimi, si për vete ashtu edhe familjarët e tyre.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ky zhvillim duket se lidhet me faktin se punëdhënësit grekë kanë presion për të gjetur fuqi punëtore, kryesisht për punët bujqësore dhe qeveria ndërhyn me vendosmëri në këtë çështje pasi bëhet fjalë se kjo masë përfshin rreth 30.000 të punësuar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nisma legjislative e Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Shoqërore dhe Ministrisë së Emigracionit dhe Azilit, thuhet se sjell rregull në kaosin që ekzistonte dhe lufton paligjshmërinë dhe punën në të zezë, pasi për herë të parë lidhet leja e qëndrimit me ofertën e punës.

Leja do t’u jepet vetëm atyre që kanë një ofertë pune dhe mund të dëshmojnë se janë duke punuar dhe do t’u hiqet kur punësimi ndërpritet për çfarëdo arsye.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjithashtu ky projektligj:

Nuk legalizon dhe nuk u jep të drejta rezidentëve jo-ligjorë në Greqi, përveç atyre që kanë akses në tregun e punës dhe banojnë për 3 vite përpara datës 30 nëntor të këtij viti.

Nuk i jep as të drejtën e bashkimit familjar, as natyrisht të qëndrimit të përhershëm apo aq më tepër shtetësinë, siç ndodh në Gjermani.

Leja specifike varet nga ekzistenca dhe vazhdimi i punës së deklaruar nga përfituesi.

Marrëveshja i përgjigjet kërkesave të tregut të punës por edhe konkurrencës intensive që ka lindur nga vende të tjera evropiane, si Italia, për punëtorët e tokës dhe në përgjithësi për punëtorët me kualifikim të ulët dhe të mesëm.

Related Articles

Back to top button