DETAJE/ Si u kthye festa e BEQARISË në PËRPLASJE me armë mes GREKËVE dhe SHQIPTARËVE në Athinë!
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku tre persona janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa sipas mediave helene protagonist është një shtetas shqiptar.
Mediat kanë publikuar edhe një video të momentit, kur një person, që dyshohet se është shqiptar ka qëlluar me armë drejt tre personave.
“Autori që ka qëlluar dyshohet se është i njëjti me atë që ka vrarë një person në mars të 2023 në Nae Joni”, shkruajnë mediat në Athinë.
Në atë kohë i dyshuari kryesor kishte arritur të arratisej në Shqipëri, por duket se më pas ai është kthyer sërish në Athinë.
Si ndodhi ngjarja
Tre të rinjtë nga Kreta kishin shkuar në Athinë me shokë të tjerë dhe dolën të premten mbrëma (15.12.2023) në zonën e njohur si Gazi për festën e beqarisë së një shoku të tyre, i cili do të martohet më 29 dhjetor.
Ata kaluan nëpër klube të ndryshme të zonës dhe përfunduan në një nga dyqanet më të njohura rreth orës 03:00.
Rreth orës 06:00 kanë dalë nga klubi dhe kanë shkuar për të ngrënë në një piceri që ndodhet në rrugën Iakhou, pranë një tjetër klubi të njohur të zonës.
Njëri prej tyre bërtiti në një kohë kur po kalonte një xhip i zi, nga makina zbresin dy persona, të cilët fillojnë të debatojnë me të rinjtë greke.
Njëri nga të dy e goditi njërin nga grupi i Kretës dhe të tjerët reaguan, duke bërë që i dyti të nxirrte armën dhe të qëllonte mbi ta.