E rëndë në Itali/ Ambulanca përplaset me autobusin, 4 viktima mes tyre mjeku shqiptar
Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e 4 personave ka ndodhur të enjten në Itali.
Një ambulancë është përplasur me një autobus ku brenda kishte fëmijë. Ngjarja ndodhi brenda një tuneli që lidh Urbinos dhe Fermignano, shkruajnë mediat italiane.
Nga përplasja ka marrë flakë ambulanca. Aktualisht janë 4 viktima të konfirmuara dhe të gjithë po udhëtonin brenda ambulancës që mori flakë.Shqiptari Sokol Hoxha 40-vjeç me profesion mjek ,është një prej katër viktimave të aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Itali ku një ambulancë është përplasur me një autobus në një tunel.
Sipas informacioneve, të gjithë fëmijët në autobus nuk pësuan lëndime, edhe pse në gjendje shoku. Dy fëmijë të moshës 3 dhe 8 vjeç që ndodheshin në autobus u dërguan në spital për kontrolle.
Drejtuesi i autobusit ka mbetur i plagosur lehtë, por pa pasoja të rënda.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se cila mund të ketë qenë dinamika që i shtyu dy automjetet të përplasen brenda tunelit, pjesë e SS73bis e cila bëhet një rrugë lidhëse midis Urbinos dhe Fermignano