RAJONI
Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm. Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 07:20 sipas orës lokale në qytezën e Kranidi.
Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur Greqinë mëngjesin e sw martws. Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 07:20 sipas orës lokale në qytezën e Kranidi.Tërmeti u ndje edhe në Athinë për shkak të afërsisë gjeografike.
Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës bëri të ditur se rrjeti sizmologjik regjistroi një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter.
Sipas të dhënave sizmiologjike, thellësia e tërmetit ka qenë 14.5 kilometra. Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare 16 km në verilindje të Leonidios.
Nga lëkundjet sizmike nuk janë shënuar të lënduar apo dëme materiale.