AKTUALITET

Urdhri, si do të lëshohen dhe monitorohen certifikatat për agroturizmet


Agroturizmet do të mund të pajisjen me certifikatë paraprake me afat 2 vjeçar ose certifikatë të rinovuar duke aplikuar në e-Albania pranë Komisionit Vlerësues të Certifikimit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një urdhër i fundit i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nën të cilën bie përgjegjësia e certifikimit miraton rregulloren mbi të cilën do të funksionojë procesi, kushtet që duhet të plotësojë subjektet, monitorimi që do të bëhet ndaj tyre.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kështu së pari çdo subjekt që kërkon të marrë një certifikatë paraprake si agroturizëm duhet të aplikojë pranë e-Albania si dhe të kryejë një pagesë prej 2000 lekësh. Këtë duhet ta shoqërojë me lejen e zhvillimit me treguesit e zhvillimit, nënshkruar nga titullari i njësisë së vetëqeverisjes vendore, në të cilën të jenë të parashikuara ferma bujqësore/blegtorale/peshkimit/akuakulturës /njësia agrokulturore, akomodimi, ushqimi dhe pijet.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Po kështu duhet të paraqitet edhe projekti, për të gjithë strukturën e agroturizmit që do të ndërtohet, ku të jetë e përfshirë ferma ose njësia agrikulturore, akomodimi, ushqimi dhe pijet, i nënshkruar nga inxhinieri/studioja inxhinierike, dokument ky i njëjtë në aplikimin për marrjen e lejes zhvillimore, pranë organeve përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Rregullorja parashikon edhe dokumentet që duhen për të përfituar certifikatë pra kur kjo nuk është paraprake dhe është kaluar si fazë. Në listën e përmbledhur janë fragmenti i hartës kadastrale, leja e përdorimit ose ushtrimit të aktivitetit të peshkimit kur kjo është e përmbledhur brenda agroturizimit, fotografi e fermës bujqësore apo blegtoral, vetëdeklarim në E -albania se 30 për qind të produkteve janë me origjinë nga ferma, planimetri e strukturës akomoduese si dhe të ushqimit dhe pijeve.

Pas dorëzimit të dokumenteve Komisioni brenda 15 ditë-punë nga depozitimi i aplikimit në portalin e-Albania ose nga data e ngarkimit të dokumentacionit të plotë në porta merr në shqyrtim dosjen e aplikantit dhe nënshkruan procesverbalin e vlerësimit për marrjen ose jo të certifikatës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Vendimi për pranimin ose refuzimin e aplikimit për pajisjen me certifikatë paraprake apo certifikatë bëhet mbi bazën e dokumenteve të ngarkuara në portalin e-Albania edhe rast pas rasti kur gjykohet e nevojshme nga verifikimi në terren.

Në çdo rast pas marrjes së miratimit certifikata paraprake apo certifikata gjenerohet online nga sistemi në e-Albania.

Rregullorja parashikon se Komisioni ka të drejtë të pezullojë certifikatën kur konstaton, kryesisht nga verifikimet e kryera prej tij apo nga organet përkatëse të bashkive, të Inspektoratit të Turizmit, organet tatimore apo organet kompetente të inspektimit të ushqimit dhe kushteve higjieno-sanitare, ndryshim, mospërmbushje ose shkelje të një ose disa kritereve dhe kushteve të përcaktuara në VKM-në nr. 22/2018, të ndryshuar, dhe në rregullore.

Monitorimi i të gjithë përfituesve të “Certifikatës paraprake” apo “Certifikatës” bëhet nga ana e organeve përkatëse të bashkive, Inspektoratit të Turizmit ose organeve kompetente të inspektimit të ushqimit dhe të kushteve higjieno-sanitare, agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor, agjencive të shërbimit veteriner dhe mbrojtjes së bimëve, sipas fushës së përgjegjësisë dhe në përputhje me VKM-në nr. 22/2018, të ndryshuar.

Rinovimi i certifikatës bëhet automatikisht nga sistemi i e-Albania ku janë të ruajtura të dhënat për subjektin./ MONITOR

Related Articles

Back to top button