LIFESTYLE & SHOWBIZVIDEO

VIDEO/ Sara flet për marrëdhënien e lënë pezull me boksierin: Kam frikë mos e humb…


Gjatë një bisede me Erjolën në oborr, Sara ka rrëfyer për lidhjen e lënë pezull jashtë me boksierin Jurgen Uldedaj. Sara i thotë Erjolës se nuk i ka sqaruar akoma përfundimisht gjërat me atë dhe ndihet keq që ai i sheh situatat e krijuara me Bardhin dhe afrimitetin mes tyre.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë një ndarje definitive. Se po të ishte definitive, atëherë do të isha idjote po të isha duke e përmendur tani.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë teksa biseda vijon Sara tregon që Jurgeni ka sot një ndeshje dhe i uron atij fitoren.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Nuk ka humbur asnjëherë, humbi një ndeshje kur ne kishim probleme bashkë, por dua të fitojë sot. Jam pak si në siklet, sepse thjesht dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën. Çdo ditë që paraprinte, më shumë po bija emocionalisht.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

S’e di a e ke parë që këto ditë mbaj një kryq në dorë, ma ka dhuruar ai kur u pagëzova në verë dhe është diçka formale fetare. Kur u futa këtu më tha “do bëj abonim të të ndjek” dhe kam frikë se ndjehet keq e mos humb.”

Erjola nga ana tjetër e pyet Sarën se si do reagonte nëse ai do të futej papritur në BBV3:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“E di që s’do të vinte këtu. Është shumë karakter dominant, alpha, i fortë. Kurrë s’do ta vinte veten në këtë situatë.”

Ajo thotë se ende e respekton atë si njeri, por është e paqartë se si e shikon ai raportin e saj me Bardhin.

“Kam nevojë të dëgjoj fjalën e tij, por kurrsesi nuk i ngatërroj të dyja gjërat. Kam arritur ta njoh si njeri, ta dua si njeri. Kam ndarë bukën me të, kam fjetur me të. Halle, gëzime, çdo gjë bashkë i kemi kaluar.

E mbaj shumë lart në mendimet e mia. Nuk e urrej apo përçmoj. Ngaqë e kam aty lart atë, kam edhe familjen e tij. Vetëm paqartësia më vret, sepse ai i shikon të gjitha…”

Erjola e këshillon që ajo ta heqë kryqin që i ka dhuruar ai, pasi do të ngjante keq për marrëdhënien e saj me Bardhin:

Erjola: Doja të të thoja për kryqin hiqe se duket keq që ta ka dhuruar ai. Sa e çuditshme që po bëjmë këtë muhabet kur unë jam shoqe e Bardhit.

Sara: Bardhi e respekton të kaluarën time, e di situatën që kam lënë jashtë.

Related Articles

Back to top button