LIFESTYLE & SHOWBIZ
FOTO/ Ish-opinionisti ironizon Ori Nebijajn: Nominojeni dhe çojeni në shtëpi…
Ish opinionisti i “Big Brother Vip Kosova”, Bledi Mane, ka komentuar Ori Nebijajn si opinioniste në formatin e njejtë në Shqipëri krah Arbër Hajdarit. Me anë të një postimi në Instagram, gazetari ironizon Orin ku thotë se duhet të dërgohet në shtëpi pasi nuk po shkëlqen as në BBV ashtu si edhe në Parlament.
“Nominoni dhe çoni në shtëpi Ori Nebiajn. Nuk shkëlqeu kurrë as në Parlament e as tani në Big Brother… Më vjen keq Ori!”- ka shkruar Bledi.
Ori është për herë të parë në pozicionin e saj si opinioniste në këtë sezon të tretë të BBV, pasi zëvendësoi Zhaklin Lekatarin.