AKTUALITETBOTAKRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

Avioni humb kontrollin, përfundon jashtë pistës së aeroportit Ndërkontinental George W. Bush në Hjuston


Një avion “Boing 737” nga kompania United Airlines humbi këtë të premte kontrollin, duke përfunduar jashtë pistës së aeroportit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Incidenti raportohet të ketë ndodhur herët në mëngjes sot në Aeroportin Ndërkontinental George W. Bush në Hjuston, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

160 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit nuk u lënduan. Ata u larguan nga avioni dhe u dërguan me autobus për në terminal, tha FAA në një deklaratë të shkurtër. Nuk dihet ende nëse incident ishte gabimi njerëzor, apo problem teknik.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në një deklaratë, aeroporti i Hjustonit tha: “Rreth orës 8 të mëngjesit sot, një fluturim i United Airlines u ul në Aeroportin Ndërkontinental George Bush (IAH). Avioni doli nga rruga dhe u fut në pjesën e barit përgjatë pistës 9-27. Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua. Departamenti i Zjarrfikësve të Houston dhe Operacionet e Aeroportit u përgjigjën menjëherë dhe i larguan në mënyrë të sigurt të gjithë pasagjerët.”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button