AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

Makina humb kontrollin dhe përplaset me dy shtylla ndriçimi, mjeti bëhet copash


Një aksident ka ndodhur pak më parë në By Pass-in në dalje të qytetit të Beratit,në lagjen ‘Uznovë e madhe’.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një automjet Skoda Fabia, me targa AB 685 CH, duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrollin dhe ka marrë para dy shtylla të ndriçimit të rrugës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e aksidentit, automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ka dalë nga mjeti pa lëndime.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendin e aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se,shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara të drejtuesit 28-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit, prej më shumë se gjysëm ore vijon të jetë pa ndriçim rruga e By Pass-it, për shkak të dy shtyllave të dëmtuara pas përplasjes nga mjeti Skoda.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button