AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT
Përplasi një makinë dhe tentoi të largohet nga vendngjarja, por… pëson sërish aksident. Përfundon në spital shoferi në Prishtinë
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Prishtinë, ku një shofer, ndërsa drejtonte automjetin ka shkaktuar aksident.
Në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja, pak më vonë ai është aksidentuar sërish, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.
“Prishtinë / 09.03.2024 – 06:00. I dyshuari mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, ka shkaktuar aksident trafiku dhe ka vazhduar rrugën e më pas është vetë aksidentuar. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar i dyshuari, një mashkull dhe tri femra kosovare. I dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.