AKTUALITETBOTAKRONIKËLAJMI FUNDIT
Mikea Zeka është 23-vjeçari nga Lushnja që vrau shqiptarin në Itali pas përplasjes mes dy bandave
Kasen Kasmi, 27 vjeç, është shqiptari që mbeti i vrarë nga përplasja e bandave rivale shqipatre në Itali. Mediat e huaja kanë publikuar emrin e tij, si edhe të 23-vjeçarit shqiptar që u arrestua.
Në pranga ka rënë Mikea Zeka, i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë drejt bandës rivale, ku u vra Kasmi dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë, në kërkim janë edhe 3 persona të tjerë.