AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

Dhunon te riun, pezullohet nga detyre polici rrugores në Berat


Reagim i DVP Berat

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjetin social JOQ, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë Nënkomisar N. B., me detyrë Shef i Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Berat.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sqarojmë se ditën e djeshme, të gjitha strukturat e Policisë Berat, ishin të angazhuara për mbarëvajtjen e aktiviteteve në qytet, si dhe për menaxhimin e trafikut, me rastin e Ditës së Verës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Rreth orës 14:00, të datës 14.03.2024, punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. N.(që shfaqet edhe në videon e publikuar) pasi në ato momente, në zbritje, kishte fluks automjetesh dhe këmbësorësh. Drejtuesi i automjetit nuk po i bindej urdhrit të Policisë për të pritur disa minuta, derisa të lirohej rruga, por i ka kundërshtuar ata dhe më pas ka fikur automjetin në rrugë dhe ka tentuar të largohet duke bllokuar dhe rrugën.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për këtë arsye është bërë shoqërimi i drejtuesit të automjetit, në ambientet e Komisariatit. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. N., 28 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 4000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit, në bazë të nenit 190, pika 2 dhe 6, të Kodit Rrugor.

Në lidhje me veprimet e punonjësit të Policisë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për punonjësin e Policisë Rrugore Nënkomisar N. B., i cili shfaqet në videon e publikuar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button