AKTUALITETDIETASHËNDETI

Vitamina D si ndikuese në rënien në peshë, ja ushqimet ku mund ta gjeni


Njerëzit mbipeshë që kanë një akumulim të përqendruar të dhjamit në zonën përreth belit, janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D. Gjetjet e një studimi të cilit i referohet AgroËeb.org, nënvizuan rolin e dëmshëm të mbipeshës në shëndetin e njeriut.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mungesa e vitaminës D reflektohet në dendësinë kockore por edhe rrit rrezikun për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, imunitetit dhe zemrës. Ekspertët thonë se ka një lidhje shumë të fortë mes akumulimit të yndyrnave në zonën abdominale me nivelet e ulëta të vitaminës D. Sipas të dhënave të studimit, meshkujt obezë kanë më pak vitaminë D në organizëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga ana tjetër, tek femrat mbipeshë, dhjamosja e mëlçisë është ajo që luan rol të fortë në uljen e nivelit të vitaminës D në organizëm.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njeriu e merr pjesën më të madhe të vitaminës D nëpërmjet rrezeve të diellit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kur këto rreze, sidomos ato të mesditës, bien në kontakt me lëkurën, nxisin prodhimin e vitaminës D.

Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë, përfitojnë më shumë vitaminë D.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Vitaminën D mund ta gjeni në këto ushqime siç janë:

Skumbria

Vaji i papërpunuar i peshkut

Ngrënia e këtyre ushqimeve, shkakton një sërë reagimesh pozitive në mëlçi dhe veshka.

Këto organe e transformojnë vitaminën D në formën e përshtatshme për organizmin.

Sipas informacioneve të AgroËeb.org, në përgjithësi, të rriturit duhet të konsumojnë 600 njësi të vitaminës D në ditë, pra rreth 15 mikrogramë.

Të moshuarit mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojnë 800 njësi të kësaj vitamine në ditë, pra rreth 20 mikrogramë.

Mungesa e zgjatur e vitaminës D shkakton çrregullime të masës minerale të kockave dhe fraktura tek fëmijët dhe të rriturit.

Mungesa e kësaj vitamine, nxit problemet me kockat, muskujt dhe shkakton dhimbje të gjymtyrëve.

Pamjaftueshmëria e vitaminës D mund të kontribuojë edhe në shfaqjen e osteoporozës.

Studime të shumta e kanë lidhur mungesën e vitaminës D me depresionin, sëmundjet e zemrës, çrregullimet imunitare, infeksionet dhe shtimin e qelizave të dëmshme. Shkencëtarët thonë se mungesa e kësaj vitamine nuk i shkakton këto sëmundje por është një nxitës biologjik për disa procese inflamatore të lidhura me sëmundjet. /aw/

Related Articles

Back to top button