Mjekët i thanë se mund të humbiste gjymtyrët si pasojë e sëmundjes, i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati
Një 73-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan ku në gjendje të rënduar psikologjike S. Mejdinaj i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa.
Mësohet se 73-vjeçari vuante nga një gjendje e rënduar e diabetit dhe pas konsultimit me mjekët ka rezultuar se mund të humbiste gjymtyrët e poshtme.
Mendohet se ka kjo arsyeja që ka çuar në rëndim të gjendjes psikologjike të të moshuarit. 73-vjeçari jetonte me bashkëshorten në katin e parë të pallatit në lagjen Qemal Stafa ne Elbasan.
Në një moment që kjo e fundit nuk ka qenë në shtëpi 73-vjeçari është ngjitur në katin e katërt të pallatit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ndërkohë po heton për zbulimin e mëtejshëm të shkaqeve të ngjarjes