AKTUALITETKRONIKË

FIER/ “Drogën e ka porositur dikush që ka vrarë policë”/ Kokaina në shtëpinë e ish-kryekomunarit, kush ishte “lushnjari”. Përgjimet e grupit të trafikantëve në Frakull


Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 pak kohë më parë publikoi detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit. BalkanWeb risjell si më poshtë përgjimet e grupit të trafikantëve, të cilët u dënuan sot nga GJKKO me burg.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Përgjimet mes të dyshuarve, zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, asokohe drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vijon pjesa e dytë e dokumentarit: 

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në një tjetër përgjim midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij, që duken plotësisht të shpenguar në komunikimet e tyre, Denilsoni dëgjohet teksa e porosit të fejuarën e tij në lidhje me problematikat që mund tu dalin në vazhdim mbi mallin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Po kështu ai dëgjohet teksa i thotë të fejuarës së tij, se dërguesit e mallit mund të dërgonin në Shqipëri njerëzit e tyre. Me qëllim për të inspektuar vendin ku mbahej ngarkesa në Frakull të Madhe. Në një tjetër përgjim, këtë herë më 11 Nëntor 2022, Denilsoni porosit xhaxhain e tij, që të largonte qenin nga vendi ku po ruanin mallin, në shtëpinë e tyre në fshatin Frakull e Madhe.

Po kështu të gjente mënyrën se si të largonte edhe gjyshin e tij, Refatin, nga vendi ku ndodhej ngarkesa. Në mënyrë që ky i fundit të mos shikonte personat që të nesërmen do të shkonin te banesa e tij. Kjo pasi kolumbianët do të merrnin nga aty një sasi ‘plehu organik’ për verifikim/ekstraktimi.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Përgjim 11 Nëntor 2022

Denilson Çervanaku, komunikon me xhaxhain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: He Son.
D. Ç: Ej or vlla. Ne do ikim nesër nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë besoj, nisu që në mëngjes herët.
Z. Ç: Nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë.
D. Ç: Nga ora dhjetë do vijmë ne andej por ti nisu nga ora shtatë, tetë.
Z. Ç: Ok. Po nisem shpejt atëherë.
D. Ç: Ee. Nisu shpejt edhe të jetë qeni lidh kur të vijmë ne vlla, mos të jetë Refati aty ke shpia. Thuaj të iki…të rrij aty.
Z. Ç: Pa merak, pa merak. Mirë vëlla. Pa merak. Hajt.

Të nesërmen Denilsoni komunikon sërish me xhaxhain e tij Zenelin, ku e vë në dijeni se po vijnë. Dhe që të merrte masat të largonte qenin nga oborri i banesës. Për shkak se po vinin personat që do bënin inspektimin e ngarkesës dhe do mundësonin marrjen prej saj të një sasie të vogël për verifikim. Po ndërsa punët duket se ishin në vijë, komunikimet midis personave të interesuar për ta mbyllur sa më shpejt pastrimin e kokainës, tregojnë të kundërtën.

Ndërsa tensioni duket të jetë në rritje. E tillë shfaqet të jetë edhe biseda e kapur në përgjime më 12 nëntor, midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij.

Ku djali i Viktor Çervanakut shprehet i revoltuar se ‘i huaji’, duke lënë të nënkuptohet kolumbianin, nuk bëri gjë. Kjo, sipas tij, pasi përkthyesi nuk kishte vajtur në takim. Në këtë bisedë të përgjuar Denilsoni i kërkon të fejuarës të ketë kujdes dhe të mos përmendë emra, por ndërkohë shprehet ‘se do ti fuste ndonjë plumb kokës, se më acaroi me luaji mendsh’, duke nënkuptuar të dyshuarin Klajdi Vrioni, i cili nuk e kishte përfunduar punën.

Shqetësim për zhdukjen e ‘Kolumbianit’, shfaq edhe Nikolin Gjolena. ‘Kolumbiani u zhduk vëlla, por unë e gjej kolumbianin me dasht’, dëgjohet Gjolena ti thotë Denilson Çervanakut. I cili më vonë dëgjohet teksa flet me të fejuarën dhe për raportet e afërta që kanë me Nikolin Gjolenën.

Më tej ata flasin për provën e vogël që do ti bëjnë ngarkesës, në momentin që do të sigurohet kimisti. Por nuk anashkalojnë as marrjen përsipër të përgjegjësisë në rast se zbulohen. Sepse siç thonë, fitimi është shumë i madh.

Denilson Çervanaku, dëgjohet në një tjetër bisedë të datës 30 gusht, me Nikolin Gjolenën, teksa flasin për problemet që kanë me punonjësit e Portit.

Nikolini i tregon Denilsonit, se një lidhja e tij i ka dërguar disa foto të një ambienti tjetër, të cilat bënin fjalë për 3 persona të grupit që ai njihte me parë dhe kanë lidhje me strukturat e shtetit.

Sipas Nikolinit ata kanë kryer dhe vrasje punonjësish policie dhe nuk i kanë dalë garant personit që ka marrë përsipër kalimin e ngarkesës për shkak të kontrolleve.

Denilsoni dhe Gjolena flasin për një ngarkesë tjetër që kanë tentuar ta fusin nëpërmjet Anglisë por që nuk kanë arritur që ta kalojnë dot dhe sipas tyre ngarkesa është kthyer mbrapsht, pasi kanë bërë gabim në vendin e origjinës së mallit në Kolumbi.

Ndërsa shprehen se në të tilla raste ju hapet shumë punë, për shkak të moskoordinimit me bashkëpunëtorët e tyre. Por mes këtyre shqetësimeve, ata nga ana tjetër, janë të lumtur, kur ngarkesa zhdoganohet.

BalkanWeb 

Related Articles

Back to top button