AKTUALITETBOTAKRONIKË

Pothuajse e zhveshur jashtë hotelit e rrethuar nga policia e ambulanca, çfarë ndodhi me Britney Spears?

Fotot e Britney Spears në gjendje të keqe, duke ecur e mbështjellë me një batanije dhe e shoqëruar nga policia jashtë një hoteli në Los Anxhelos, po bëjnë xhiron e internetit. TMZ raporton se ylli i popit ka pasur një debat të ashpër me partnerin e saj, Paul Soliz, me situatën që ka dalë jashtë kontrollit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mbrëmjen e së mërkurës Spears shkoi në Chateau Marmont me Soliz. Disa orë më vonë, një kalimtar i rastësishëm thirri policinë, duke pretenduar se një grua që përputhej me përshkrimin e yllit 42-vjeçar po ngacmonte dhe kërcënonte punonjësit dhe klientët e hotelit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Oficerët mbërritën pak pas orës 22:30, por u larguan pasi nuk panë asgjë të dyshimtë në atë kohë. Dyshja shkuan në një dhomë hoteli rreth orës 23:00, ku vazhduan të festonin dhe të pinin. Ndërsa ndodheshin në dhomë, ata u përleshën dhe thuhet se pati dhunë fizike, ku Spears u godit me shkelm në këmbë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button