Punonjësja e televizionit u përplas dhe u la në rrugë nga i riu i dehur, BBVA ka një surprizë për të
Një skandal është shënuar në Gjykatën e Tiranës, paraditen e kësaj të premteje, ku gjyqtarja Armela Hasantari ka vendosur të lërë në masën e sigurisë detyrim paraqitje 28-vjeçarin Jurgen Cela, i cili dy ditë më parë aksidentoi rëndë një 26-vjeçare, punonjëse e Top Channel.
Nën efektin e alkoolit dhe duke drejtuar mjetin në kundërvajtje në Rrugën e Durrësit, Jurgen Cela rreth orës 1:30 pas mesnate përplasi 26-vjeçaren e cila po kthehej nga puna me motor. Pasi e hodhi dhjetëra metra në ajër, Jurgen Cela nga Fushë Kruja u largua nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë të aksidentuarës, të cilën disa kalimtarë e çuan në spital.
Meqenëse pas prime të së martës e vetmja kameramane vajzë në Top Channel, Nila Lleshi, u aksidentua me motorr kur po kthehej në shtëpi, Big Brother Vip ka menduar t’i gjendet pranë në një mënyrë punonjëses.
Me anë të dashurisë së shprehur nga publiku në “Big Love” shuma e parave të mbledhura do t’i dhurohen vajzës së aksidentuar.
Meqenëse dashuria e publikut ndaj banorëve është shumë e madhe ajo do të jetë një mënyrë ndihme nga Vëllai i Madh për punojësen e televizionit.
Banorët janë ndjerë të keqardhur për gjendjen e vajzës dhe i uruan një shërim sa më të shpejtë