AKTUALITET

Pas Londrës, kryeministri Rama shtyn edhe takimin me emigrantët në Gjermani. Arsyeja e shtyrjes janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Pas Londrës, kryeministri Edi Rama ka shtyrë edhe takimin që kishte parashikuar me emigrantët  në Dyseldorf  në Gjermani.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky takim ishte parashikuar për në datën 16 qershor, ndërsa raportohet se shkak i shtyrjes janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mësohet se ky takim pritet të zhvillohet në muajin shtator.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Më herët u raportua se kryeministri anuloi dhe takimin me diasporën në Britaninë e Madhe, që mesa duket do të zhvillohet pas zgjedhjeve të parakohshme atje, që do të mbahen më 4 korrik.

Reklama në FieriWeb

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare.

Kreu i qeverisë e nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.

Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos.

Related Articles

Back to top button