AKTUALITETKRONIKË

Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në disa qarqe


Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit. Por nga shirat e dendura dy ditët e fundit rrezikohet jugu gjerman.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nga rreziku i përmbytjeve janë të prekura dy lande, Bavaria dhe landi Baden-Vyrtemberg.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në këto lande është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në Mekenbeuern 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve.

Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman. Në Sigmarszell, qarkun Lindau natën e së shtunës ranë 100 litra për 1 metër katror.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button