AKTUALITETKRONIKË
Për herë të dytë brenda pak kohësh, Monika Kryemadhi paraqitet sërish në SPAK
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Kryemadhi hyri e vetme, pa asnjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze në godinën e posaçme.
Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.