Humbi jetën pas sherrit me disa të rinj në Greqi, publikohen pamjet kur shqiptari rrëzohet në tokë
Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20-vjeçari shqiptar është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën pas sherrit me disa të rinj të tjerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kretë, ndërsa siç shihet në pamje, i riu ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani.
Burri që e shoqëronte përpiqet ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë, është njoftuar policia dhe ambulanca, por i riu ka humbur jetën
20-vjeçari shqiptar u përleshur me dy të rinj, ndaj të cilëve janë ngritur procedime dhe pritet që ata të pranojnë fajin.
Sipas avokatit të dy të rinjve, Ioannis Dermanakis, të rinjtë që u sollën mesditën e së mërkurës në prokurori, nuk e përmendën konkretisht arsyen pse u përfshinë në ngjarjen ku vdiq 20-vjeçari, por vetëm folën për disa përleshje fillestare, e cila u përshkallëzua.
Fillimisht u ndaluan edhe tre shokë të dy personave të arrestuar, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar, por më pas ata u lanë të lirë pasi nuk kishte prova se ata ishin të përfshirë në ngjarje.