Lidhjet e “Leksit të Druve” me grupin e Pëllumb Gjokës, ç’informacionesh i dha për Dor Dulin? Si u shfaq në skenë “misteriozi” Prekë Kodra
Por ndërkohë që familja Ndoka ishte vënë në kërkim të kokës së ‘Leksit të Druve’, ky i fundit del në bisedat e SKY ECC se shërbente si informator i grupit të biznesmenit Pëllumb Gjoka, të cilët ishin vënë në lëvizje për të ekzkekutuar Dorian Dulin.
Edhe ky një tjetër personazh i rëndësishëm i krimit në qytetin e Shkodrës.
Sipas Sky ECC rezulton se Behar Bajroviq ka marrë përsipër organizimin e vrasjes së Dulit.
Edhe Bajroviq tashmë është i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, nga ku fillimisht në skenë del emri i Prekë Kodrës
Një tjetër personazh edhe ky me shumë dritëhije, që sipas një emaili që qarkulloi në media, pas sulmit nga hakerat iranianë, ai dyshohej se mund të kryente atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Emisioni Në Shënjestër në News24 hedh dritë mbi lidhjet dhe rolin jo vetëm të ‘Leksit të Druve’, por edhe shumë personazheve të tjerë të njohur dhe misteriozë, të dyshuar sit ë përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.
Dosja Hetimore:
Në orën 22.33, Behar Brajoviq komunikon me Prekë Kodrën.
Behari i shkruan: Deri më datë 1 tetor, dua të jetë në tokë, siç e kena lënë, vetëm dua të shikoj në televizor kurvën.
Preka i shkruan: ‘O shok as java nuk është bo akoma që kur kemi fol, çdo gjë don kohën e vet.
Por siç thamë ai që shërben si informator për grupin duket se është Aleks Ndreka, i njohuri me nofkën ‘Leksi i Druve’.
Kundërshtar me ish-deputetin socialist, Arben Ndoka.
Dhe mik i ngushtë i Ardian Nikulajt që u ekzekutua për gjakmarrje.
‘Leksi i Druve’ që i kishte mbijetuar edhe një atentati me dron ndaj tij.
Por që del se është lidhje e afërt me Dorian Dulin.
Dhe për këtë arsye mban të informuar në vazhdim Behar Brajoviq për çdo lëvizje të tij.
Ashtu si edhe në këtë bisedë.
Dosja Hetimore
Në orën 23.38, Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.
Aleksi i shkruan që, ai shoku jot, Behari duhet të jetë shumë i kujdesshëm sepse Dori është shumë dhelpër dhe tepër i pregatitur.
A e din ku zihet ky Dori!!
Shkon nëpër raste ngushëllimi. Mban pistoletë Berreta 17, me fishek në gojë dhe po hapi boresetin, është i paarritshëm.
Betohem, kam shumë frikë se ka me vra edhe tjerë si ato vëllezërit Bilali.
Në një tjetër bisedë, shefi i krimeve në Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, del se njofton biznesmenin Pëllumb Gjoka, për lëvizjet më të fundit të objektivit Dorian Duli.
Të cilit i janë vënë pas duke ndjekur edhe lëvizjet e gruas së tij, që gjatë kësaj kohe është shtatzënë.
SKY ECC
Më datë 10 Gusht, në orën 23.48, Pëllumb Gjoka komunikon me Ardrit Hasanbegaj.
Ky i fundit i shkruan: ‘O vëlla, nga Qaf Thana ka ikur, i ka thënë ajo që analizat i kam tek ‘Salus’ por doktori i ka thënë për shtrim. Nuk është se ja ka konfirmuar shtrimin aty’.
Por ndërkohë që marrin informacione 10 me yll siç thonë ata nga shefi i krimeve në Shkodër, për lëvizjet e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit, grupi merr edhe informacione nga burime të tjera të besueshme sipas tyre, për lëvizjen e gjahut të tyre.
Dosja Hetimore
Më datë 20 Gusht 2020, në orën 21.40 Behar Brajoviq komunikon me Astmer Bilalin.
Astmeri i shkruan që Hotel ‘Klajdi’ e ka ai hoteli në jug dhe a ke njeri me pyet.
Behari e pyet: ‘Në çfarë qyteti?
Astmeri i thotë që nuk e di çfarë qyteti, vetëm se është në jug
Pëllumbi i dërgon Ardritit forward mesazhin që i ka dërguar Behari ku gjendet numri i telefonit 06931…. dhe i tregon që ky është numri i ‘Ibrahimit’.
Ardriti shprehet që, unë javën tjetër jam në punë dhe nuk kam pse ti kërkoj ndere ktyre, e mbaj vetë, vECC sa të kthehem.