AKTUALITETBOTAKRONIKË

Kapet me 1 mln euro drogë në makinë/ Arrestohet në Itali shqiptari me precendent penal


Në prangat e policisë italiane ka rënë një 41-vjeçar shqiptar pasi policia i gjeti në automjetin që drejtonte një sasi lënde narkotike me vlerë 1 milion euro, nëse do të hidhej në treg.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas raportimeve për mediat vendase, shqiptari u arrestua në Bolzano Sud, teksa ishte ndalur përpara një kabine ku kryen pagesat.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia shkoi për kontroll pasi shqiptari kishte ndalur mjetin dhe nuk po lëvizte duke krijuar probleme në qarkullim.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Ishte ora 18:15 e pasdites së të mërkurës, kur një furgon ndaloi për minuta të tëra në kabinën e pagesës së autostradës, pa paguar tarifën, ndoshta duke pritur lëvizjen e policëve, që kishin ngritur një postobllok pak pas daljes në autostradën A22 .

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pikërisht ky veprim ka tërhequr vëmendjen e policëve që vendosën të ushtrojnë një kontroll.

Nga kontrolli rezultoi se shqiptari, banues në Lombardi , kishte precedentë të shumtë penalë dhe krime të natyrave dhe rëndesave të ndryshme, përfshirë edhe tregtimin e drogës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në atë moment u vendos që të vazhdohej me kontrollin e plotë të dy pasagjerëve dhe mjetit, gjatë të cilit në pjesën e pasme të furgonit u gjet një çantë e zezë prej pëlhure , e fshehur mirë mes mjeteve të punës dhe sendeve shtëpiake.

Brenda kishte 10 pako me vakum me marijuanë, me një peshë totale prej 5.5 kg .

41-vjeçari shqiptar, në gjendje të mirë me leje qëndrimi dhe me profesion zejtar, më pas është shpallur në arrest për veprën penale të posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike .

Sasia e drogës e sekuestruar mund të ndahej në të paktën 45,000 doza, me një vlerë të përllogaritur të shitjes me pakicë në tregun e paligjshëm prej gati 1 milion euro .

Related Articles

Back to top button