AKTUALITETKRONIKË

Skandali me mikrokreditë e MCA, Apeli ndryshon masat e sigurisë për katër të akuzuar


Gjykata e Apelit ka ndryshuar masat e sigurisë për katër persona të pandehur në dosjen e mashtrimit me mikro-kreditë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Apeli ka lënë të lirë Albert Gegën dhe Edmond Maton, duke caktuar masën e detyrimit të paraqitjes. Ndërkohë në detyrim paraqitje janë lënë edhe Alketa Tanushi dhe Jordisa Dervishi, përmbarues gjyqësore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Toro vendosi:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

• Miratimin e vendimit Nr. 1368, datë 24.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me këtë ndryshim si më poshtë vijon:
– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim A. G atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr. Penale.
– Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim A. G në ambientet e banimit në adresën…
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. G nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim E. M atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” …
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. M nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim J. D atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” …
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim J. D nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim A. T atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” …
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. T nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
– Ngarkohet Organi i Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendim.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

• Miratimin e vendimit Nr. 1407 Akti, datë 30.05.2024 Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Top Channel

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button