AKTUALITETKRONIKË

“1 bandit shqiptar në Dubai ofroi 1 milion euro për të shkarkuar Tonin Vocajn”, Karamuço: Dy emrat që do e zëvendësonin ishin me probleme.


Ervin Karamuço i ftuar në “Top Story” ka treguar se disa muaj më parë një kriminel shqiptar nga Dubai ka ofruar 1 milion euro vetëm për të shkarkuar Drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas tij kjo është një gjë tepër shqetësuese se çfarë janë të aftë të bëjnë këtë kriminelë edhe pse ndodhen në arrati.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Karamuço: Përpara tre muajsh ka një sinjalizim që një bandit nga Dubai shqiptar, ofronte 1 milion euro për të shkarkuar Tonin Vocaj, Drejtorin e Policisë Tiranë. 1 milion euro nga Dubai, thoshte 1 milion euro ta zëvendësojmë këtë sepse nuk na pëlqen ky dhe nuk e shkarkuan dot sepse dy kandidaturat që do vinin, ishin me probleme që të dy. Shikoni sa të fuqishëm janë bërë ata, nga Dubai ai do të ndërrojë drejtorin e qarkut të Tiranës, deri këtu kanë arritur. Këto janë problemet serioze, jo ndihma juridike. Çfarë do bëjmë me këta njerëz? Mirë se ata nuk i marrim dot, nuk po i gjejmë dot, por nuk ia bllokojmë dot as lekët nëse i transferojnë për të na ndërruar ndonjë polic nga këta. Është edhe kjo, aspekti financiar. Si mund t’i sjellë paratë ai në Tiranë, si mund t’i pastrojë nga Dubai? Se ai ka vajtur për t’i pastruar aty, por ai t’i hedh e këtu. Nëpërmjet kujt kanali e bën këtë? Ky është një shqetësim edhe më i madh.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

/TOP CHANNEL

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button