AKTUALITETKRONIKË

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro në Fier, nis hetimi ndaj dy personave që i posedonin! Dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal


DVP Fier

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Qarkullonin me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit, procedohen penalisht 2 shtetas.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sekuestrohen rreth 100 900 euro, 60 000 lekë dhe 2 automjete.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur në flagrancë 2 shtetas duke qarkullulluar me automjet, me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre;

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

-J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip “Benz”.

Vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button