AKTUALITETKRONIKË
Turisti spanjoll merr makinë me qira për të shkuar me familjen në Sarandë, mjeti shpërthen në flakë gjatë ecjes
Një automjet ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër, në aksin Viron-Sarandë. Police bën me dije se në të po udhëtonte një familje spanjolle, të cilët kishin marrë me qira mjetin për të vizituar jugun e vendit.
Për fat të mirë nga flakët asnjë prej tyre nuk është lënduar, ndërsa familja spanjolle është shoqëruar drejt Sarandës nga policia.
“Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij”, sqaron policia.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.