AKTUALITETKRONIKË

Plagosja në “Don Bosko”/ Tonin Vocaj: Dyshohet të kenë qenë 3 autorë. Të plagosurit, lidhje shoqërore me njëri-tjetrin


Tre persona dyshohen të jenë autorët e plagosjes së dyfishtë të ndodhur në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ngjarje e ndodhur mesditën e kësaj të marte.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi se autorët kanë qëlluar nga automjeti dhe mund të kenë qenë të maskuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vocaj theksoi se ende nuk dihet se kush ishte objektivi i atentatit, ndërkaq shtoi se të plagosurit, Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi po pinin kafe në verandën e lokalit dhe deri më tani, bëhet e ditur se kishin lidhje shoqërore.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

“Ishin në të njëjtën tavolinë. Kanë lidhje shoqërore. Nuk është kamarier, kanë qenë duke pirë kafe në verandën e lokalit. Për objektivin nuk mund ta themi deri në këto momente, nga hetimi do të rezultojë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Mendohet se kanë qenë 3 persona, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamje filmike sesi ka ndodhur ngjarja, kemi ide të qartë për dinamikën. Kanë hapur zjarr nga makina, ka probabilitet të madh që të kenë qenë të maskuar”, theksoi ndër të tjera, Tonin Vocaj.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button