AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Avokati Plarent Ndreca denoncon burgun e Fierit: Nuk u lejua të takonte Veliajn, paralajmëron kallëzim penal

Avokati Ndreca ka denoncuar administratën e Institucionit të Vuajtjes së Dënimit në Fier, duke pretenduar se i është mohuar e drejta për të takuar klientin e tij jashtë orarit zyrtar.

Sipas avokatit, pavarësisht komunikimeve të përsëritura me punonjësit e institucionit dhe referimit te dispozitat ligjore që garantojnë të drejtën e mbrojtjes, kërkesa e tij për takim nuk është pranuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndreca deklaroi se kishte qëndruar për rreth 20-30 minuta në diskutim me oficerin e rojës, por pa arritur të merrte leje për të hyrë në institucion dhe për të komunikuar me klientin.

Avokati iu referua ligjit, i cili sipas interpretimit të tij garanton të drejtën e takimit me klientin në çdo kohë në institucionet e paraburgimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas këtij refuzimi, Ndreca është paraqitur në Prokurorinë e Fierit, ku ka bërë të ditur se do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj personave përgjegjës në zinxhirin drejtues të institucionit.

Ai theksoi se fillimisht nuk kishte pasur si qëllim ta bënte publike çështjen, por mungesa e një zgjidhjeje nga administrata e burgut e ka shtyrë të ndjekë rrugën ligjore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Avokati shtoi se nuk kishte arritur të komunikonte me klientin e tij, duke ngritur pikëpyetje mbi respektimin e të drejtës për mbrojtje dhe komunikim mes avokatit dhe personit që ai përfaqëson.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button