AKTUALITETFUTBOLLSPORT

Sulmuesi Trifoni premton gola për fierakët, por Apolonia ka ngërç në start


Xhovalin Trifoni po bën atë që di të bëjë më mirë, të shënojë eurogola. Një realizim perfekt në vijën e 16-metërshit, ndonëse shërbeu për një pikë, sulmuesi u bë në njëfarë mënyrë protagonist tek Apolonia. Fierakët nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri, teksa javën e parë humbën 1-0 në transfertën e vështirë të Vorës dhe në javën e dytë barazuan 2-2 në shtëpi me Kastriotin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dy rezultate aspak të mira për Apoloninë, që e kanë ulur me “këmbë në tokë”, sa u takon pretendimeve madhore. Për “Panorama Sport”, sulmuesi i Apolonisë, Xhovalin Trifoni, deklaroi se fillimi është gjithmonë i vështirë dhe ekipi vjen nga ngarkesa e lartë e fazës përgatitore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Apolonia barazon me Kastriotin. A jeni i kënaqur me këtë rezultat?

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Jemi të gjithë të pakënaqur, sepse bëmë një hap fals në shtëpi. Më shumë sesa morëm një pikë, mendoj se kemi lënë dy pikë. Thënë më troç, morëm një rezultat negativ me Kastriotin. Të tilla ndeshje vendosen nga episodet dhe për fat të keq ne nuk i shfrytëzuam episodet në favorin tonë. Na vjen shumë keq që nuk morëm rezultat pozitiv në “Loni Papuçiu”, por duhet të shohim përpara.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

E dominuat kundërshtarin, veçanërisht në pjesën e dytë. Çfarë s’shkoi ose nuk u bë mirë ndaj krutanëve?

E dominuam kundërshtarin, patëm rrjedhshmëri në kundërsulm, por nuk ishim agresivë në metrat e fundit. Duhet të kishim bërë më mirë dhe më shumë, ndaj mendoj se kjo na penalizoi për të marrë pikët e plota. Luajtëm mirë në çdo pjesë, krijuam raste dhe loja ishte efektive, por nuk mundëm të dilnim nga fusha me tri pikë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sezon i ri, por Trifon “i vjetër”, pasi keni gjetur rrugën e rrjetës që në javën e dytë. Si ndiheni?

Përjetoj me emocione të forta çdo gol të shënuar. Është detyra ime të ndihmoj ekipin me gola dhe asiste. Goli i realizuar në fundin e pjesës së parë, sigurisht më dha më tepër besim, por nuk ia dolëm dot të merrnim tri pikët. Sigurisht goli vlen, por do të merrte vlerë të dyfishtë nëse do të fitonim në fund.

Keni një objektiv personal, sa u takon golave?

Nuk preferoj një numër, por mjafton të shënoj më shumë se vjet dhe Apolonia të renditet më mirë. Besoj te cilësitë e mia dhe do të bëj maksimumin për të ndihmuar ekipin në këtë sezon të sapo nisur.

Vetëm një pikë në dy javët e para. A ndihet në vështirësi Apolonia?

Fillimi i kampionatit është gjithmonë i vështirë dhe ekipi vjen nga ngarkesa e lartë e fazës përgatitore. Pushimi i kampionatit erdhi në momentin e duhur, pasi këto ditë do të punojmë më shumë për të dhënë më të mirën dhe ndryshuar rrënjësisht situatën tonë. Kemi një grup shumë të mirë, me lojtarë të talentuar dhe me mjaft eksperiencë. Mendoj se do ta kalojmë me sukses këtë fillim kampionati të vështirë. Kemi marrë dy rezultate negative, por jemi në kohë për të rikuperuar pikët e lëna.

Related Articles

Back to top button