AKTUALITETART & KULTURFIERI YNË TV

Ansambli “Myzeqeja” i Fierit shkëlqen në Festivalin Ndërkombëtar të Valles në Inegöl, Bursa


Ansambli “Myzeqeja” nga Fieri u dallua në Festivalin Ndërkombëtar të Valles, mbajtur në Inegöl të Bursës, duke përfaqësuar me krenari kulturën shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ky festival ndërkombëtar bashkoi artistë nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, duke ofruar një platformë të shkëlqyer për shfaqjen e traditave dhe artit shqiptar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, mbajti një fjalim falenderues, duke shprehur mirënjohjen për organizimin e shkëlqyer nga z. Serkan Ay dhe për pritjen e ngrohtë nga homologu i Inegölit, z. Alper Taban. Ai theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve kulturore dhe tregtare mes Fierit dhe Inegölit, duke e konsideruar festivalin si një mundësi të rëndësishme për të ndarë dhe promovuar kulturën shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Postimi i Plotë i kryebashkiakut Subashi:

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

MIRËMËNGJES 😊

Pata kënaqësinë të isha pjesë e një sofre të madhe shqiptarësh nga Macedonia, Kosova dhe Mali i Zi 🇦🇱🤝🏻në Festivalin Ndërkombëtar të Valles në Inegöl të 📍Bursës, një bashkim zemrash dhe kulture të përbashkët, që më dha mundësinë edhe të ndihesha krenar me suksesin e artistëve tanë të Ansamblit “Myzeqeja”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Mirënjohës ndaj organizatorëve të këtij festivali shkëmbim vlerash kulturore, në veçanti për z.Serkan Ay, i cili u kujdes deri në detaje për pritjen tonë të jashtëzakonshme dhe artistëve të Ansamblit🙏.

I nderuar për pritjen🫱🏻‍🫲🏽 e ngrohtë e miqësore të homologut tim të Inegölit, z.Alper Taban, me të cilin ndamë dëshirën e përbashkët për vazhdimësi të marrëdhënieve tona në fushën e kulturës dhe tregtisë 🇦🇱🇹🇷.

    Related Articles

    Back to top button