FIERI HUMB NJË MJEK TË RESPEKTUAR, NDAHET NGA JETA STOMATOLOGU DHIONIS GJIKA

Me hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e stomatologut Dhionis Gjika, një prej emrave të njohur dhe të respektuar në qytetin e Fierit.
Për vite me radhë, ai ia kushtoi jetën profesionit të stomatologut, duke fituar respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve fierakë për korrektësinë, përkushtimin dhe humanizmin e tij.
Dhionis Gjika do të kujtohet jo vetëm si një profesionist i përkushtuar, por mbi të gjitha si një njeri me vlera të larta njerëzore, që la gjurmë te shumë njerëz që patën rastin ta njihnin.
Pritjet dhe ngushëllimet për të ndjerin do të zhvillohen sot dhe nesër në Home Funeral Emini.
Ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e diel, në orën 10:00, në Varrezat e Qytetit, Fier.
Ngushëllime familjes Gjika, të afërmve dhe miqve!
U prehsh në paqe, doktor Dhionis! 🕊️




