KRONIKËSTAR CHANNEL

VLORË/ Sherr masiv në zonën e “Ujit të Ftohtë”, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një person

Një konflikt i çastit mes disa personave ka degjeneruar në përplasje fizike pasditen e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Gjatë sherrit, një prej personave të përfshirë dyshohet se ka pasur me vete edhe një mjet prerës (thikë).

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin. Gjatë ndërhyrjes, njëri prej personave është larguar me vrap, duke mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Për ta neutralizuar, efektivët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Personi është kapur dhe arrestuar disa metra më tutje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Fatmirësisht, nga konflikti nuk raportohet për persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button