AKTUALITET

“Të hoqën apo u dorëzove vetë?”/ Alketa Vejsiu reagon për largimin e Alfred Pezës nga RTSH: Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale. Hajde rrugë të mbarë!


Ajo shprehet se tashmë babai i saj do të prehet në paqe pasi sipas saj Peza nuk e kishte kursyer të atin as në shtrat të vdekjes.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

TIRANË- Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka reaguar para pak minutash lidhur me largimin nga detyra të Alfred Pezës nga RTSH-ja. Prej kohësh Vejsiu ka folur hapur dhe ka shpërthyer ndaj Pezës, ku ky i fundit i hoqi nga puna në RTSH njerkën e saj e cila i kishte kërkuar leje për tu kujdesur për një familjar të sëmurë pa të drejtë rroge.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sot menjëherë pas largimit nga RTSH të Alfred Pezës, moderatorja ka thënë se ai e ka prekur në plagën më të hidhur të jetës. Ajo shprehet se tashmë babai i saj do të prehet në paqe pasi sipas saj Peza nuk e kishte kursyer të atin as në shtrat të vdekjes.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Për më tepër Vejsiu përmend edhe Anila Agalliun e Burimeve Njerëzore, dhe i thotë se duhet gjithashtu te japë edhe ajo dorëheqjen. Në mbyllje të reagimit Vejsiu thotë: Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë të tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rrugë të Mbarë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reagimi i plotë i Alketa Vejsiut:

Te hoqën apo u dorëzove vete? Të kisha thëne Alfred Peza, what comes around goes around! karma is a bitch!

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sot është një dite shume e gëzuar për mua. Mijëra te tjerëve qe ju ke hequr bukën, te paktën Zoti ju dha te drejte!

Ç’fitove? Apo thjesht xhaketa me shamiçken e shefit te kënaqi ca kohe të prije koka sipas qejfit? Ti me ke prekur mua ne plagën me të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale

Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu te japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë te tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rruge te Mbare

Related Articles

Back to top button